Ballina Rajoni Ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos dhe atentati ndaj gjykatës, kush është...

Ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos dhe atentati ndaj gjykatës, kush është mafiozi që u qëllua për vdekje me 90 plumba në mes të Athinës

48
0

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e Vangjelis Zabunis, mafiozit grek që u ekzekutua për vdekje me breshëri kallashnikovi në qendër të Athinës.

Viktima 44-vjeç akuzohet për vrasjen e disa personave. Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin.

Zabunis tentoi t’i bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

Sipas informacioneve të para mbi viktimën u qëlluan të paktën 80-90 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Pak minuta më pas në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera. Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu