Ballina Politika Lëvizjet e Gazit, për t’u bërë lider? Minxhozi: Bardhi është aty nga...

Lëvizjet e Gazit, për t’u bërë lider? Minxhozi: Bardhi është aty nga rrethanat, jo nga aftësitë

76
0

Analisti Skënder Minxhozi thotë se demokrati Gazment Bardhi është në këtë stad politik për shkak të rrethanave dhe jo aftësive të tij.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai tha se e ka të vështirë të besojë se Bardhi mund të gjenorojë vota të reja, apo të bindë një demokrat të lëkundur për ta parë atë si zgjedhjen e duhur mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Kush do të jetë ai presion që do të marrë trashëgiminë e bujshme që tani duket si grumbull rrënojash të Berishës dhe grumbullin e vogël të Bashës e ti bashkojë. Jo që i çon drejt zgjedhjeve, por zgjidhjeve.

A është Gazment Bardhi? Unë e kam të vështirë ta besoj, që ky personazh është më tepër aty nga rrethanat. Bardhi është aty si produkt i rrethanave e jo për aftësitë e tij. Po marrim,  një derivat të Bashës. Nëse PD e vogël do të mbijetojë në politikë, dinakërinë duhet ta ketë tipar, por jo të parin.

Bardhi nuk është njeri i së ardhmes së PD-së. Nuk besoj se Bardhi do gjenerojë vota të reja, por të gjenerojë votat e vjetra.

E kam të vështirë të besoj se Bardhi mund të bindë një demokrat të lëkundur e të thotë ‘ky po, është më i mirë se Berisha dhe Basha’”, tha Minxhozi.