Ballina Politika VIDEO/ Uji i kristaltë, pamjet mahnitëse nga 3 ishujt në Ksamil! Rama:...

VIDEO/ Uji i kristaltë, pamjet mahnitëse nga 3 ishujt në Ksamil! Rama: Gati për të pritur pushues nga e gjithë bota

18
0

Në prag të nisjes së sezonit turistik, pamje mbresëlënëse na vijnë nga 3 ishujt e Ksamilit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga vija bregdetare e Ksamilit, ndërsa shkruan se jemi gati për një sezon fantastik veror për të pritur pushues nga e gjithë bota.

“MIRËMËNGJESI dhe me këto pamje mbi Ksamil ku deti dhe ishujt luajnë mes nuancave të bruzit, jeshiles e blusë së thellë, gati për një sezon fantastik veror e për të pritur pushues nga gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

3 ishujt në Ksamil janë kthyer në zonën më të preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga ata të huaj.