Ballina Bota Pilotët e aeroplanit që u rrëzua në Indi kishin 10 mijë orë...

Pilotët e aeroplanit që u rrëzua në Indi kishin 10 mijë orë përvojë fluturimi

40
0

Një aeroplan me 242 persona në bord, përfshirë 53 britanikë, për në Londër, është rrëzuar në Indi.

Aeroplani i “Air India” u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit Ahmedabad.

Sipas mediave lokale, pilotët kishin gati 10 mijë orë përvojë fluturimi mes tyre.

Kapiteni kishte 8 mijë e 200 orë përvojë dhe bashkë-piloti i tij kishte 1 mijë e 100 citohet të ketë thënë Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.