Ballina Aktualitet Vlora nën masa të shtuara sigurie, pritet protestë për TEC-et lundruese

Vlora nën masa të shtuara sigurie, pritet protestë për TEC-et lundruese

102
0

Në qytetin e Vlorës është shtuar prania e forcave të rendit në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga përfaqësues të shoqërisë civile kundër projektit të vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.

Në terren janë angazhuar mbi 200 efektivë policie, përfshirë forca të Policisë së Rendit, Njësisë “Shqiponja”, Njësisë Delta, si dhe përforcime të ardhura nga Tirana dhe Shkodra, pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nga ana e tyre, organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke kundërshtuar projektin dhe praninë e forcave policore në zonë, ndërsa kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të nismës dhe më shumë transparencë nga institucionet shtetërore.

Derisa pritet nisja e tubimit, situata në zonë raportohet e qetë, ndërsa vëmendja mbetet te zhvillimi i protestës dhe masat e mëtejshme për ruajtjen e rendit publik.