Nga Kastriot Dervishi
Pasi triumfoi kryengritja e qershorit 1924, ata që e bënë nuk dinin si ta ndanin pushtetin që morën. Në mes të kaosit, rrumpallës, luftës ndaj njëri-tjetrit, etj, vendosën që kryeministri të vihej nga shorti. Kandidatë dolën Fan Noli, Qazim Koculi dhe Sulejman Delvina. Shorti zgjodhi Nolin, i cili u bë i vetmi kryeministër i caktuar nga rastësia. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Naltë, Demir Vila, sapo mori vesh rezultatin, ia njoftoi me telefon eprorit të tij Sotit Peci. “Bobo, ky këmbëters do të na çojë të gjithëve në mjerim”-psherëtiu Peci.
Kjo ndodhi 102 vjet më parë. Ishte 10 qershori 1924.







