Këngëtarja 30-vjeçare, e sapokthyer nga muaji i mjaltit, po pret përfundimin e punimeve të mëdha në pronën e saj luksoze, ku po ndërtohet një bodrum gjigant me pishinë, studio muzikore dhe kinema.
Dua Lipa nuk ka arritur ende të zhvendoset në shtëpinë e saj në Londër, të blerë gjashtë vite më parë për rreth £6 milionë.
Projekti i madh i rinovimit, i cili përfshin një zgjerim nëntokësor me vlerë rreth £3 milionë, ka pësuar vonesa të gjata për shkak të procedurave të lejeve dhe punimeve komplekse.
Punimet, që filluan realisht në vitin 2024 pas miratimeve të marra disa vite më parë, pritet të përfundojnë në korrik të vitit 2027, duke e shtyrë edhe më tej momentin kur ajo dhe bashkëshorti Callum Turner mund të jetojnë në shtëpinë e tyre të re.
Ndërkohë, projekti ka shkaktuar edhe pakënaqësi nga disa grupe lokale mjedisore, të cilat kanë ngritur shqetësime për humbjen e hapësirës së gjelbër, prerjen e pemëve dhe problemet me drenazhimin në zonë.







