Ballina Aktualitet Protesta te Parlamenti/ Adriatik Lapaj i bashkohet tubimit, protestuesit i kërkojnë të...

Protesta te Parlamenti/ Adriatik Lapaj i bashkohet tubimit, protestuesit i kërkojnë të largohet

73
0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbërritur para Parlamentit për t’iu bashkuar protestuesve, por është pritur me një klimë tejet tensionuese.

Sapo është vënë re prania e tij, turma i ka kërkuar të largohet nga protesta.

Protestuesit i kanë kërkuar prerazi Lapajt të largohet menjëherë nga tubimi, duke mos e pranuar praninë e tij në shesh.