Ballina Bota Mrekulli në Venezuelë, një burrë nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën...

Mrekulli në Venezuelë, një burrë nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën 140 tonë rrënoja të tërmetit

86
0

Një burrë është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Venezuelë, tetë ditë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor.

Hernan Gil u shpëtua pas një operacioni të ndërlikuar, më shumë se 100 orë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizonin vendndodhjen e tij nën rreth 140 tonë rrënoja. Në operacion morën pjesë qindra efektivë nga Venezuela, Kili, Kosta Rika, El Salvadori, Meksika, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara.

Një zjarrfikës kilian e cilësoi misionin si “operacionin më kompleks dhe teknikisht më të vështirë” të karrierës së tij. Gjatë përpjekjeve, kanalet e krijuara për të arritur te i mbijetuari u shembën disa herë, duke rrezikuar si ekipet e shpëtimit, ashtu edhe vetë Gilin.

Pasi arritën kontakt vizual me të përmes një kamere të vogël, ekipet i siguruan ujë, maskë mbrojtëse, syze dhe serum. Sipas mjekëve, ai ishte në gjendje të qëndrueshme dhe, për mrekulli, nuk kishte pësuar lëndime serioze.

“Hernán na fliste vazhdimisht, na inkurajonte të vazhdonim dhe madje kërkonte pije me shijet e tij të preferuara”, treguan anëtarët e ekipit të shpëtimit.

Gil ndodhej në një kabinë betoni në bodrumin e parkimit pranë qendrës tregtare Galerias Playa Grande, në qytetin Catia La Mar, kur goditën dy tërmetet. Sipas autoriteteve, struktura e kabinës krijoi një “guaskë” mbrojtëse që i shpëtoi jetën.

Bilanci zyrtar i dy tërmeteve ka arritur në rreth 2.300 viktima, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.