Ballina Aktualitet Protestë edhe në Shkodër, qytetarët mblidhen në qëndrën e qytetit, kërkojnë dorëheqjen...

Protestë edhe në Shkodër, qytetarët mblidhen në qëndrën e qytetit, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

79
0

Qytetarë shkodranë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në një protestë në qendër të qytetit, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe brohorisnin parulla të ndryshme, ndërsa kërkonin dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Protesta po zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit, dhe kjo është protesta e disatë në këtë qytet ashtu si edhe në qytete të tjera të vendit.