Ballina Aktualitet “Mes nesh ka të infiltruar”, aktivisti kundër radikalizimit të protestës: Dhuna i...

“Mes nesh ka të infiltruar”, aktivisti kundër radikalizimit të protestës: Dhuna i shërben vetëm qeverisë

66
0

Erald Noj, aktivist dhe njëri nga protestuesit më të parë të protetës që sot ishte në ditën e 33-të, duke komentuar në MCN TV, u shpreh se dhuna e përdorur në protestë i shërben qeverisë dhe se ai nuk beson te dhuna si zgjidhje.

“Kam qenë i mendimit që në ditën e dytë të protestës që të mos përdorim dhunë, por t’ia lëmë shtetit.

Fatkeqësisht në protestë nuk ka një koordinim. Dhuna i shërben vetëm qeverisë, siç ka ndodhur para dy ditësh. Unë mendoj se mes nesh ka të infiltruar. Unë vij nga Mamurrasi çdo ditë që të kontribuoj dhe jam i gatshëm të mos marr asnjë atribut nga kjo protestë.

Kur kam parë personin të marrë zvarrë në Zvërnec kam ardhur nga Mamurrasi me fëmijë.

Por nuk besoj te dhuna si zgjidhje. Ne nuk mundemi të bëjmë dhunë. Mendoj se është një strategji naive për të bërë protestë”- tha Noj.