Ballina Aktualitet Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Administrative për padinë ndaj prokurorit Ols Dado,...

Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Administrative për padinë ndaj prokurorit Ols Dado, seanca zgjati pak minuta

80
0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili po gjykohet për 13 akuza penale, u paraqit në Gjykatën Administrative. Ai ka paditur prokurorin e Posaçëm Ols Dado dhe kërkon largimin e tij nga sistemi i drejtësisë, pasi pretendon se është emëruar në shkelje të ligjit, pasi nuk plotësonte kriteret për t’u emëruar prokuror. Por, seanca zgjati vetëm pak minuta në Gjykatën Administrative dhe shkak për shtyrjen e procesit u bë mungesa e avokatit Plarent Ndreca. “Mua më duhet ndihmë juridike. Pa ndihmën dhe asistencën e avokatit nuk mund ta vazhdoj seancën. Të shkuara djalit të avokatit”, tha kryebashkiaku, duke lënë të kuptohet që Ndreca mungon për arsye familjare. Në këto kushte, gjykata vendosi ta shtyjë seancën për në datën 24 korrik. Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit të presidentit për emërimin e Ols Dados si prokuror, duke pretenduar se është emëruar në shkelje të ligjit. Kryebashkiaku është i pandehur për 13 akuza penale, si korrupsion, pastrim parash apo fshehje pasurie.