Ballina Politika BKH arrestime pa Policinë e Shtetit? Ministri Lamallari: Ligji i jep të...

BKH arrestime pa Policinë e Shtetit? Ministri Lamallari: Ligji i jep të drejtën të ekzekutojë masat e sigurisë

50
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari komentoi në një studio televizive aksionet e BKH-së pa Policinë e Shtetit, të paralajmëruara nga vetë kreu i SPAK gjatë raportimeve në Kuvend. I pari rast që u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte Adi Çoba, në një operacion që u finalizua pa Policinë e Shtetit. Por ndonëse SPAK ka shprehur rezerva për blutë, ministri Lamallari thekon se kjo nuk ka të bëjë me mungesë besimi tek strukturat e Policisë së Shtetit, por se ligji parashikon që edhe BKH të zbatojë masa sigurie.

Besfort Lamallari: Policia e Shtetit vlerësohet nga EUROPOL dhe EURJUST. U vlerësua bashkëpunimi që kanë me autoritetet shqiptare përfshirë Policia e Shtetit, e cila nga viti në vit dëshmon rritje të proaktivitetit të pjesëmarrjes ne operacione të koordinuara nga Europol. Janë vlerësime nga autoritete të pavarura, agjenci të KE. Si a përket bashkëpunimit me SPAK, qëllimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin, është detyrim ligjor. Policia e shtetit në zbatim të detyrimeve ligjore, ka mbajtur peshën më të madhe në zbatim të masave të sigurisë, jo vetëm me prokurorinë e përgjithshme por edhe me SPAK. Sa i përket zbatimit të disa masave të sigurisë, si rasti i fundit, për sa kohë ligji e parashikon që para 10 vitesh kur ne miratuam reformën në drejtësi duke i dhënë mundësinë që jo vetëm oficerët e BKH të kenë atributet e policisë gjyqësore, por edhe të zbatojnë masat e sigurisë, unë e shoh si zbatim të ligjit të asaj çfarë ne kemi planifikuar kur konceptuam dhe miratuam reformën në drejtësi.  Është detyrim ligjor si për oficerët e policisë gjyqësore, qofshin këta nënpunësit e prokurorisë së përgjithshme apo së posaçme, por ashtu për policinë e shtetit që është aty për të zbatuar çdo masë që i delegohet nga prokurori i çështjes.