Ballina Aktualitet Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk pranon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes...

Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk pranon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

79
0

Kolegji i Gjykatës nuk ka pranuar padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u ankua për vendimmarrjen e një gjyqtares paraprake Etleva Dedaj që e dërgoi të përballet me SPAK si i pandehur në gjykimin e themelit.

Çfarë kërkonte Erion Veliaj

1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda);

2. Pavlefshmëria e të gjitha seancave të zhvilluara në lidhje me procedimin penal nr. 27/2024 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas datës së dhënies së vendimit nr. 29, datë 09.02.2026 të gjyqtarit të seancës paraprake znj. Etleva Deda;

3. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të paragrafit të parë, germa “a”, të nenit 332/gj të Kodit të Procedurës Penale;

4. Konstatimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 14 të ligjit nr. 95, datë 06.1.2026 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;

5. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar.