Ballina Politika “Nëse aleatët tuaj hetohen për korrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për...

“Nëse aleatët tuaj hetohen për korrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?” – Gazetari i BBC zbulon episodin me kryeministrin: Rama hapi sytë kur e pyeta!

81
0

Gazetari dhe korrespondenti i BBC për Ballkanin Perëndimor, Guy De Launey ka zbuluar përmes një postimi të tij një episod gjatë një interviste me kryeministrin Edi Rama, teksa ai dhe qeveria e tij përballen prej më shumë se një muaji me një protestë masive qytetare, që kërkon dorëheqjen.

Sipas De Launey, “Edi Rama hapi sytë dukshëm”, kur u pyet nëse “duhet të shqetësohen për të”.

Gazetari shton më tej se “nuk e kishte fjalën për shëndetin e kryeministrit shqiptar”, por në lidhje me hetimet për korrupsion ndaj aleatëve të tij më të afërt.

Ai vijoi duke thënë se teksa ka tituj se protestat në Shqipëri kanë të bëjnë me flamingot dhe Jared Kushnerin, “në të vërtetë pas tyre fshihet shumë më tepër. Madje, pothuajse gjithçka”.

De Launey tregoi se e pyeti Ramën “nëse aleatët tuaj më të afërt politikë janë nën hetim nga prokurorët antikorrupsion, a duhet të shqetësohemi edhe për ju?”

foto galeri