Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi!”/ Mbyllet pas katër orësh protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin...

“Ju erdhi fundi!”/ Mbyllet pas katër orësh protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

89
0

Është mbyllur pas katër orësh protesta e zhvilluar para Kryeministrisë, ku qytetarët u mblodhën për të 36-ën ditë me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme dhe të panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e qeverisë së tij.

Pas përfundimit të tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës.

Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.

“Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!”, tha një prej tyre.