Ballina Politika Flamur Noka: Evis Sala nuk po drejton shëndetësinë, por po vepron për...

Flamur Noka: Evis Sala nuk po drejton shëndetësinë, por po vepron për llogari të Allajbeut

74
0

Në një postim në Facebook, Flamur Noka ngriti shqetësimin për, sipas tij, keqmenaxhimin e sistemit shëndetësor.

Noka pretendon se mbi një mijë qytetarë kanë mbetur pa mjekë specialistë, ndërsa dhjetëra mjekë janë përqendruar në qendra shëndetësore ku, sipas tij, mungojnë si pacientët ashtu edhe kushtet për ofrimin e shërbimit.

Postimi i plotë:

Evis Sala nuk po drejton shëndetësinë, por po vepron për llogari të Klodian Allajbeut

Teksa lë mbi mijë qytetarë pa mjekë specialistë, grumbullon dhjetëra mjekë në qendra ku mungojnë edhe ambientet edhe pacientët.

Ky nuk është reformim i shërbimit shëndetësor, por manovrim në funksion të interesave klienteliste Shqiptarët duan që shëndetësia t’u shërbejë atyre, jo klientëve të Edi Ramës