Ballina Ekonomia Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

Euro “zhytet”, leku ngjitet: Sejko shpjegon arsyet e fenomenit

91
0

Leku shqiptar vijon të konsolidojë pozitat ndaj euros, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të forcimit në historinë e tij, ndërsa për euro është monedha që ka shënuar nivelet më të ulëta të zhvelerësimit të saj, që nga momënti që ka hyrë në treg. Ndër arsyet e rreshtuara nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, janë: rritja e të ardhurave nga turizmi, shtimi i remitancave nga emigrantët, rritja e investimeve të huaja direkte, zgjerimi i të ardhurave nga puna jashtë vendit, përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë shqiptare.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Sejko, shpjegoi se kursi i këmbimit në Shqipëri vazhdon të funksionojë sipas regjimit të lirë, ku vlera e lekut dhe euros përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në treg, pa u diktuar nga banka qendrore.

Ky model, sipas tij, ka qenë një nga elementët kyç që ka ndihmuar ekonominë shqiptare të përballojë goditjet e viteve të fundit, ndërsa politika monetare është fokusuar tek objektivi kryesor: ruajtja e stabilitetit të çmimeve.

Në praktikë, ekonomia shqiptare po gjeneron dhe po thith më shumë euro se në të kaluarën. Kjo ofertë më e lartë valutore ka rritur kërkesën për lekun, duke bërë që monedha kombëtare të fitojë vazhdimisht vlerë.

Inflacion më i ulët

Edhe pse eksportuesit kanë ngritur alarmin për humbjet e mëdha që ka shkaktuar nënccmimi I euros, piëkrisht ky kurs, sipas Bankës së Shqipërisë, ka sjellë një nga efektet më të rëndësishme si ulja e rsikut nga inflacioni I importuar.

“Me një lek më të fortë, importuesit paguajnë më pak për mallrat që blejnë në euro ose valuta të tjera. Kjo ka ndikuar në frenimin e rritjes së çmimeve për produkte të rëndësishme si ushqimet, karburantet, pajisjet dhe mallrat e konsumit” – u deklarua në komision, kurse qytetarët më herët kanë kërkuar një kontroll të tregut, pasi ky fenomën nuk reflektohet në ccmimet fundore.

Sipas Guvernatorit Sejko, ky zhvillim ka bërë të mundur që inflacioni të rikthehet drejt objektivit me një kosto më të ulët për ekonominë dhe qytetarët.

Pse Banka e Shqipërisë nuk mbron një kurs të caktuar?

Një nga pyetjet më të shpeshta lidhet me faktin nëse Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë për të dobësuar lekun.

Përgjigjja e institucionit është e qartë: jo.

Banka e Shqipërisë thekson se nuk synon të mbajë kursin e këmbimit në një nivel të paracaktuar. Ndërhyrjet në tregun valutor realizohen vetëm kur luhatjet janë shumë të forta dhe mund të krijojnë rreziqe për stabilitetin monetar ose financiar.

Kjo filozofi bazohet në parimin se një kurs fleksibël i këmbimit është mekanizmi më i mirë për t’i lejuar ekonomisë të përshtatet me zhvillimet ndërkombëtare, pa krijuar deformime artificiale në treg.

Rezerva valutore arrin nivel rekord

Krahas zhvillimeve në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka vijuar të forcojë edhe “jastëkun mbrojtës” të ekonomisë.

Në fund të vitit 2025, rezerva valutore arriti në rreth 7.3 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar deri më sot.

Një rezervë valutore në këto nivele rrit aftësinë e vendit për të përballuar kriza të jashtme, luhatje financiare ndërkombëtare apo goditje në tregjet globale, duke garantuar më shumë stabilitet për ekonominë shqiptare.