Ballina Sport Akuzat e forta, Zico: Botërori i manipuluar në favor të Argjentinës! Federata...

Akuzat e forta, Zico: Botërori i manipuluar në favor të Argjentinës! Federata e egjipit ankesë FIFA-s: Pëjashtoni arbitrin Letexier

102
0

Kampionët e botës, Argjentina, janë e vetmja kombëtare latine e mbetur në mesin e 8 më të mirave të Botërorit, por biletën e çerekfinaleve e preu me shumë dhimbje kundër Egjiptit. Afrikanët deri në minutën e 79 udhëhiqnin 0-2, por koha e rregullt përfundoi me përmbysjen e çmendur 3-2 të Argjentinës. Golat e albiçeletëve erdhën nga Romero, Messi dhe Fernandez, ndërsa pas eliminimit ‘faraonët’ shpërthyen në akuza të forta.

Fillimisht futbollisti Zico, të cilit iu anulua një gol para se të dyfishonte në portën e Martinez, u shpreh se ‘Botërori është i manipuluar’, ndërsa uroi paraprakisht në formë ironie Argjentinën për trofeun e fituar. Trajneri Hossam Hassan e dërgoi në një tjetër nivel akuzën, duke iu drejtuar FIFA-s me fjalët ‘përse na thirrni në Botëror kur doni që Argjentina të fitojë?’ Federata egjiptiane e futbollit ndërkohë ka dërguar një ankesë në FIFA ku i kërkon që gjyqtari francez Letexier të përjashtohet për pjesën e mbetur të Botërorit.