Ballina Politika Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet...

Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë

75
0

Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për të mbledhur të dhëna mbi grupet e ekstremit të majtë.

Sipas Washington Post, Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane në botë, përfshirë edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke kërkuar informacion mbi grupet e ekstremit të majtë.

Gazeta shkruan se kabllogrami është dërguar në mesin e muajit qershor dhe u është adresuar ambasadave amerikane në disa vende, “nga Argjentina dhe Meksika deri në Itali dhe Shqipëri”.

Raportimi vjen në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim në Uashington, të fokusuar te ajo që administrata Trump e cilëson si “ringjallje të terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”.