Ballina Sport Ylli i Barcelonës ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga ekipi

Ylli i Barcelonës ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga ekipi

36
0

Sipas MARCA, Alejandro Balde ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar fillimisht kishte synuar të qëndronte në “Camp Nou”, por ardhja e Joao Cancelos dhe lënia e tij jashtë skuadrës në ndeshjen ndaj Elches, ku talenti i ri Xavi Espart u preferua para tij, kanë shërbyer si pika e fundit për Balden.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, së bashku me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, tashmë janë vënë në lëvizje për t’i gjetur një klub të ri futbollistit.

Manchester United mbetet kandidati kryesor për transferimin e Baldes, por situata ka ndryshuar në orët e fundit.

Për shkak të kufizimeve financiare dhe shpenzimeve të bëra në fund të afatit kalimtar, klubi anglez nuk po synon më një transferim të përhershëm, por një huazim.

Barcelona preferon shitjen përfundimtare të mbrojtësit, por me shumë pak kohë të mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, katalanasit mund të detyrohen të pranojnë një marrëveshje huazimi.

Kështu, e ardhmja e Baldes duket gjithnjë e më larg Barcelonës, ndërsa Manchester United mund të bëhet destinacioni i tij i radhës.