Ballina Kulturë “Dituria” në mesin e njerëzve të ditur 

“Dituria” në mesin e njerëzve të ditur 

73
0

𝐍𝐞̈ 𝐊𝐨𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐧 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐁𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭 (𝐊𝐔𝐁) 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐍𝐫. 𝟏𝟔 𝐢 𝐑𝐞𝐯𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐨-𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞

Pergatiti Shpetim Cami 

Në një atmosferë të ngrohtë miqësore dhe profesionale, me datë 09 korrik 2026, u promovua në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit , numri 16 , qershor – shtator 2026, i Revistës “Dituria” , botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, një Organizatë Joqeveritare me seli në Ney York, SHBA, e themeluar dhe që drejtohet nga Prof. dr. Skënder Kodra, figura poliedrike e të cilit është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike. Kjo akademi përbëhet nga qindra personalitete akademike, të kulturës e të letrave në gjithë diasporën shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në të gjitha trojet shqiptare.
I pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeredaktori i saj, Mjeshtri i Madh, Halil Rama dhe disa anëtar të Këshillit Botues si Astrit Memia, Xhavit Lashi, Rajmonda Maleçka, Bujana Malaj, Xhelal Marku.
Fjala e mirë se ardhjes u mbajt nga Rektori i universitetit Prof.Dr.Ylber Bezo. Në fjalën e tij ai shprehu vlerësimet maksimale së pari për kryredaktorin e revistes z. Halil Rama si ish student ekselence i Kolegjit Universitar të Biznesit ,që si Alumni ka mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me universitetin dhe e ka promovuar atë në mënyrë të vazhdueshme në botimet e tij, ne media dhe rrjete sociale.
Ai e konsideroi këtë promovim si një detyrim moral për të respektuar njerëz me vlera si Halil Rama dhe stafin e tij botues të kësaj reviste dhe shprehu gadishmërinë për një bashkëpunim afatgjatë jo vetëm me revistën e cila do të jetë pjesë e përhershme e bibliotekës së universitetit tone por edhe me Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit Universitar të Biznesit, profesor Shpëtim Cami, një nga ideatorët dhe organizatorët e këtij aktiviteti , theksoi se ky promovim është pjesë e filozofisë së re të KUB që përtej mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, KUB është i angazhuar edhe për zbatimin e Misionit të tretë të universiteteve, zbatimin e Rekomandimeve të UNSCO-s për Shkencën e Hapur dhe Inovacionin Social.
Kryeredaktori i Revistës “Dituria” i emocionuar nga organizimi, vlerësimi dhe mikpritja theksoi se është nder i madh që të promovosh “ Diturinë” në mes njerëzve të ditur. Ai theksoi faktin që ky bashkëpunim midis një universiteti dhe revistës apo një organizate joqeveritare ndërkombëtare është përgjegjësi e shtuar për të rritur cilësinë e botimit dhe artikujve që do të përfshihen në botim duke e ftuar stafin akademik që të bëhet pjesë e revistës me me artikujt e tyre nga të gjitha fushat jo vetëm shkencore apo profesionale por edhe kulturore dhe historike.
Duke vlerësuar universitetin si lider në arsimin profesional ai evidentoi faktin e lidhjes dhe historisë së tij familjare me KUB : “Për mua është privilegj dhe kënaqësi e veçantë që rikthehem sot, si ish studenti që bashkë me dy djemtë e mi Bledarin e Arlindin studiuam dhe u diplomuan shkëlqyeshëm deri në nivelin e masterit shkencor, pikërisht në këtë universitet ndër më konkuruesit në tregun e arsimit jopublik në Shqipëri e në rajon, për të promovuar revistën “DITURIA” botim periodik i Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork , si kryeredaktor i saj që nga dhjetori i vitit të kaluar.”
Në cilësinë e Kryeredaktorit . z. Halil njohu të pranishmit me përmbajtjen e numrit 16 të revistës dhe shpërndarjen e saj.
“Më gëzon fakti që dy nr. e fundit, shkurt dhe qershor 2026 që unë përgatita për botim janë mirëpritur dhe vlerësuar për publikimin e artikujve studimorë origjinale, ku reflektohen kontribute të rëndësishme nga fusha të ndryshme të shkencave, historike, ekonomike, shëndetësore, gjuhësore dhe letërsisë botërore moderne dhe postmoderne.
Revista është planifikuar të botohet tre herë në vit dhe përfshin artikuj shkencorë, referime të konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe arritjet e projekteve në fusha të ndryshme kërkimore.

Revista ka fokus në fushat e gjuhësisë dhe të shumëgjuhësisë, studimet përkthimore, gjuhësinë kompjuterike dhe komunikimin ndërkulturor, si dhe letërsinë e periudhave moderne dhe postmoderne.
Dukshëm këto reflektohen në nr. 16, qershor-shtator 2026 që promovojmë sot, ku të strukturua në rubrikat përkatëse ndër të tjera përfshihen:
* Mendimi shkencor i Prof. dr. Skënder Kodra – themelues dhe kryetar i Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork dhe angazhimi human në shërbim të Shoqërisë, nga akdemike Rajmonda Maleçka;
* Referati “Domosdoshmëria historike e rikthimit të emërtimit DARDANI, nga prof. dr. Eshref Ymeri;
* Promovimi ï Kolegjit Universitar të Bizesit si lider në arsimin jopublik në Shqipëri e rajon, nëpërmjet një interviste mjaftë profesionale të rektorit të këtij universiteti, Prof.dr. Ylber Bezo;
* Studimi shekencor i akademik Flori Bruqit për jetën dhe veprën e Heroit të lirisë Adem Jashari;
* Kumtesa në mbrojtje të së vërtetës historike për masakrën e Tivarit;
* Refleksionet e Dr. Arjan Hamitit “Çamëria nuk është thjeshtë një Kujtim në histori;
* Referati shkencor ï Prof.dr. Bardhyl Çipi: “Varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri duhet të transferohen në Greqi”;
* Artikuj me fokus promovimin e letërsisë bashkëkohore, siç është libri kushtuar akademik Dr. Sali Kurtit – Mjeshtër i madh, Qytetar nderi i Bashkisë Mat e Qarkut Dibër – PORTRETI I NJERIUT FISNIK, reçensa e romanit biografik “Historia ime, por jo fundi im” i shkrimtares, humanistes dhe misionares së paqes Bujana Malaj; profilini Ing.Ikbsle Kurti, gruaja që ndërtoi Matin; botimi i dy tregimeve nga dy shkrimtarë mjaftë produktivë e cilësore, si prof.dr. Fatmir Terziu, botues i portalit fjalaelire.com dhe revistës ALBANIAN Post dhe sttudiuesit, poetit e prozatorit të mirënjohur Sakip Cami sidhe cikli me poezi, triptik nga Emy Krosi, poete, studiuese dhe ndër analistet më të mirë në rang kombëtar të letërsisë.
Përveçse e printuar në tregun e shtypit, në Tiranë, Prishtinë, Pejë e Nju Jork, revista ka shkuar tek lexuesi dhe është mirëpritur prej tij, në 6000 adresa elektronike, edhe në shtetje tjera të Amerikës sidhe në Shkup, Tetovë, Bruksel e Strugë, ku AAAS ka degët e saj.
Revista garanton cilësi përmes një procesi të rreptë vlerësimi nga një këshill botues shkencor dhe editorial të dedikuar, në të cilin bëjnë pjesë personalitete akdemike e të letrave si: Prof. dr. Astrit Memia; Prof.dr. Jordan Daci, akademik Flori Bruqi, Prof. dr. Eshref Ymeri, prof. dr. Besa Kadriu, Dr.Arjan Hamiti, Av.Nikoll Kola dhe akademikët: Bujana Malaj, Rajmonda Maleçka, Xhelal Marku, Xhavit Lashi, Hysen Kosovrasti, Emrie Krosi, Sanie Selita, Agim Dauti, etj përfaqësues të degëve të Akademisë Shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve Nju Jork, Prishtinë, Tetovë, Shkup, Strugë e Tiranë.
Me kontributin dhe produktin e personaliteve të tilla, shpreh bindjen se revista “DITURIA” do të vijojë promovimin e mendimit shkencor, akademik, kulturor e letrar e të vlerave kombëtare në hapësirën shqiptaro-amerikane, dhe ku KUB, padyshim do ketë faqet e tij edhe në nr. e ardhshëm” -tha ndër të tjera kryeredaktori H.Rama. Ai bëri të ditur se përveçse e printuar në tregun e shtypit, në Tiranë, Prishtinë, Pejë e Nju Jork, revista ka shkuar tek lexuesi dhe është mirëpritur prej tij, në 6000 adresa elektronike, lexuesve të saj në SHBA, Maqedoni të Veriut, Belgjikë etj si dhe kudo ku akademia ka degët e saj.
Në fjalën e saj znj. Rajmonda Maleçka, pasi shprehu falenderimet dhe vlerësimet maksimale për revistën, kryeredaktorin dhe Kolegjin Universitar të Biznesit si organizator dhe promovues të saj, njohu të pranishmit me artikullin e saj kushtuar Prof.Dr.Skënder Kodra , Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve si një personalitet më vlera të thella kombëtare dhe me një kontribut të spikatur.
Anëtarët e tjerë të këshillit botues si Profesor Astrit Memia, studiesit Xhavit Lashi dhe Xhelal Marku, poetja Bujana Malaj, theksuan rëndësinë dhe vlerat e këtij bashkëpunimi midis revistës dhe universitetit.

Dekania e Fakultetitt ë Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike, Prof.Dr. Vjollca Bakiu theksoi se këto bashkëpunime gjithmonë janë të mirërpritura. Ajo shprehu gadishmërinë e saj dhe të stafit që drejton që do të jetë e gatshme për t`u përshirë dhe për të kontribuar me artikuj sipas fushave përkatëse.
Pedagogu Petrit Demiraj, si një mbrojtës i fortë i trashëgimisë kulturore premtoi se pjesë e numrave të ardhshëm do të jetë edhe historia e trashëgimisë kulturore të “Valles Devolliçe” e shpallur si “ Kryevlerë Kombëtare”.
Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin, Rektori i Universitetit, Prof.Dr.Ylber Bezo, e nderoi z. Halil Rama , me një Çertitifikatë Mirënjohjeje.
Aktiviteti u mbyll me një foto të përbashkët në mjediset e universitetit me urimin që ky bashkëpunim të jetë sa më i qëndrueshëm dhe afatgjatë.