Ballina Lifestyle Lottie Moss vendos në qendër të vëmendjes stilin e saj provokues

Lottie Moss vendos në qendër të vëmendjes stilin e saj provokues

67
0

Lottie Moss u duk mahnitëse teksa zgjodhi të mos vishte sytjena dhe ekspozoi të pasmet me një fustan transparent prej dantelle.

Modelja 28-vjeçare, gjysmë-motra e Kate Moss, veshi një fustan seksi midi prej dantelle në festën verore të agjencisë së saj të modelingut, Premier Models. Në këtë event, të mbajtur të enjten në Londër, ajo u takua me emra të njohur të botës së modës.

Lottie e kompletoi pamjen me flokë të kapur në një stil të çrregullt dhe sandale me taka të trasha, shkruan The Sun.

Ky ka qenë një vit i ngarkuar për të, pasi së fundmi e bëri publike lidhjen e saj të re romantike.

Ajo kishte lënë të kuptohej më herët për partnerin e saj të ri, Themy Kalaitzis, por në prill e zyrtarizoi marrëdhënien në Instagram gjatë një udhëtimi në Marbella, Spanjë.