Ballina Aktualitet “Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”/ Protestuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën: Kapitulli yt do të...

“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”/ Protestuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën: Kapitulli yt do të mbyllet së shpejti!

63
0

Të shumtë janë qytetarët që u mblodhën edhe sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 41-të të protestave, pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit mbanin pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, ku shprehnin pakënaqësinë e tyre për zhvillimet politike në vend.

Në disa prej pankartave thuhej se, krahas kapitujve të negociatave që po hapen dhe mbyllen në Bruksel për Shqipërinë, “do të mbyllet edhe kapitulli i Ramës”, duke iu referuar kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit.