Ballina Aktualitet Akuzat se protesta po tremb turistët, Haxhi Isufi i përvishet Ramës: Hodhët...

Akuzat se protesta po tremb turistët, Haxhi Isufi i përvishet Ramës: Hodhët në erë në mes të ditës resortin “Prestige”, ishte plot me pushues që dolën të traumatizuar me brekë – skena si bombardim

135
0

Analisti Haxhi Isufi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara në vend kundër kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar pretendimet se ato po ndikojnë negativisht në turizëm.

Në postimin e tij, Isufi shkruan se protestuesit fillimisht janë etiketuar me akuza të ndryshme, ndërsa tani, sipas tij, po akuzohen se po largojnë turistët nga Shqipëria. Ai thekson se në protesta kanë marrë pjesë edhe qytetarë të huaj dhe se disa eurodeputetë kanë shprehur mbështetje për tubimet dhe duke treguar se nuk kanë arsye përse të tremben.

Isufi rikujton gjithashtu shembjen e resortit “Prestige”, duke e krahasuar atë me pretendimet aktuale për ndikimin e protestave në turizëm, ndërsa thekson se askush nuk e harron që në mes të ditës, “Prestige” i mbushur me turistë u godit duke u hedhur në erë, pa menduar aspak për turistët.

Në vijim, ai kritikon organizimin e një koncerti të Kaney Wast dhe mënyrën se si, sipas tij, janë menaxhuar fondet publike, pasi janë shpërdoruar 4.2 mln euro.

Në fund të reagimit, Isufi fton qytetarët të marrin pjesë në protestë, deri në në largimin e Ramës, duke e cilësuar protestën si një përvojë që, sipas tij, përcjell shpresë dhe optimizëm.

Reagimi i plotë:

Protesta po tremb TURISTËT

Pasi me protestuesit u tallën, më pas i quajtën spiunë të Iranit, Serbisë, Greqisë, Koresë, Kinës, Indisë, Afganistanit etj., sot dëgjojmë se ata po trembin turistët që të vijnë në Shqipëri.

Për çudi, në protestë erdhën e folën edhe eurodeputetë, por përnatë flasin dhe e përshëndesin protestën turistë nga vende të ndryshme, madje marrin pjesë edhe në të.

Te kjo parrullë: “Po tremben turistët”, m’u kujtua hedhja në erë, në mes të ditës, e resortit PRESTIGHE, i mbushur plot me turistë, dhe ata të shkretët, të traumatizuar, me brekë nëpër këmbë dolën në rërë për të parë se nga vinte bombardimi… Madje disa dolën lakuriq nga dushet.

Dhe sot po detyrohen të mbushin stadiumin ku do të këndojë GORILLA me nxënës shkollash dhe punonjës të shtetit. Kryeministri tha se i pagoi 4,2 milionë euro për të mos nxirë Shqipërinë, por më duket se e mbylle për faqe të zezë me një bythë të zezë.

Nuk jam racist, por realist. Kështu ndodh kur me muzikën nëpër botë merret një që vetëm këngën “Librazhdi im, sa fort të dua” ka kënduar në jetën e tij.

Mirupafshim në bulevard. Unë dal gati përnatë; më duket sikur shikoj një ëndërr të bukur…