Ballina Aktualitet ‘Morët timonin dhe humbët drejtimin’, i riu në protestën kundër Ramës: Qeveri...

‘Morët timonin dhe humbët drejtimin’, i riu në protestën kundër Ramës: Qeveri e kalbur, Parlament i korruptuar!

79
0

“Morët timonin dhe humbët drejtimin”, është kjo një mesazh i një prej pankartave në protestën e 42 kundër kryeministrit Edi Rama.

Një i ri ka shprehur revoltën e tij duke akuzuar qeverinë për korrupsion, ndërsa u shpreh se Parlamenti po ashtu është i korruptuar dhe Edi Rama duhet të largohet.

“Çdo gjë që supozohet të funksionojë është anashkaluar. Çdo institucion është i korruptuar, themelet janë kalbur nga brenda që nga pushtetarët që shajnë protestues. Parlamenti është i korruptuar. Kujtojnë se me një koncert mendojnë se do duken mirë në sytë e ndërkombëtarëve. Por ndërkombëtarët nuk shohin se sa bukur do duket, por se sa do të luftohet korrupsioni”, u shpreh një tjetër qytetar.