Ballina Sport E paprecedentë në Botëror/ Largohet trajneri i 15-të, qëndroi vetëm 18 ditë...

E paprecedentë në Botëror/ Largohet trajneri i 15-të, qëndroi vetëm 18 ditë në stol

92
0

Trajneri francez Herve Renard ka mbyllur aventurën e tij në krye të përfaqësueses së Tunizisë pas vetëm 18 ditëve qëndrim në detyrë.

Tekniku 57-vjeçar u emërua për të drejtuar ekipin përkohësisht gjatë Kupës së Botës, menjëherë pas shkarkimit të Sabri Lamouchi në nisje të turneut.

Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, Renard nuk arriti të ndryshonte ecurinë e skuadrës, duke pësuar dy humbje radhazi, fillimisht 0-4 kundër Japonisë dhe më pas 1-3 përballë Holandës.

Pas këtyre rezultateve, Tunizia u eliminua, duke u bërë e vetmja kombëtare që ndryshoi dy trajnerë përgjatë këtij Botërori.

Me këtë largim, Renard i shtohet listës prej 15 teknikësh që kanë ndërprerë bashkëpunimin me ekipet e tyre respektive pas përfundimit të turneut.

Ndër emrat e tjerë të njohur në këtë listë largimesh bëjnë pjesë Julian Nagelsmann i Gjermanisë, Roberto Martinez i Portugalisë dhe Zlatko Dalic i Kroacisë.