Ballina Sport Italia rikthen Paolo Maldini-n, ish mbrojtësi legjendar merr postin e rëndësishëm tek...

Italia rikthen Paolo Maldini-n, ish mbrojtësi legjendar merr postin e rëndësishëm tek “Azzurrët”

82
0

Fundjava solli zhvillimin e shumëpritur për Kombëtaren italiane. Paolo Maldini është emëruar zyrtarisht Drejtor Teknik i Federatës Italiane të Futbollit, pasi pranoi ofertën e presidentit të ri të FIGC-së, Giovanni Malagò. Ish-kapiteni dhe ish-drejtuesi i Milanit ka firmosur një kontratë katërvjeçare dhe do të drejtojë projektin e ri teknik të “Axurrëve”.

Në këtë mision, Maldini do të ketë në krah ish-futbollistin brazilian Leonardo, i cili do të mbajë rolin e këshilltarit, ndërsa do të marrë edhe drejtimin e Club Italia, strukturës që koordinon përfaqësueset kombëtare.

Tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te zgjedhja e trajnerit të ri të Italisë. Detyra e parë e Maldinit dhe Leonardos do të jetë emërimi i komisarit teknik. Në garë ka hyrë edhe Stefano Pioli, një kandidat që gëzon vlerësimin e madh të Maldinit. Megjithatë, favoritë mbeten Roberto Mancini dhe Antonio Conte, ndërsa në listën e kandidatëve figurojnë edhe emra të mëdhenj si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Sipas mediave italiane, vendimi për trajnerin e ri pritet të merret shumë shpejt, me njoftimin zyrtar që mund të vijë brenda pak ditësh.