Ballina Ekonomia Më shumë anije, por më pak peshk/ INSTAT publikon shifrat për vitin...

Më shumë anije, por më pak peshk/ INSTAT publikon shifrat për vitin 2025

80
0

Numri i subjekteve të peshkimit gjatë vitit të 2025 është rritur me 2.52% duke bërë që numri total I anijeve të shkojë në 854, por shtim flote zuri më pak peshk në rrjetë.

Në vitin 2025, sasia e peshkut të zënë nga të gjitha kategoritë ujore ishte 15.153 tonë, duke shënuar një rënie prej 7,9%, krahasuar me një vit më parë që ishte 16.452 tonë.

Ku zërin më të rëndësishëm e ka rritja e peshkut në kushte artificiale ku vetëm akuakultura përbën 43,2 % (6.549 tonë), ujërat e brendshme zënë 19,8 % (3.007 tonë), peshkimi detar përfaqëson 29,2 % (4.426 tonë).

Ndërkohë kërkesat e mëdha për peshkun e liqenit të Pogradecit kanë bërë që sasia e rasateve të Koranit kësaj here të kapë shifrën e 2 milionëve, nga 1.8 që u hodhën në vitin 2024.

Në det specie kryesore që zihen më tepër nga drejta e subjekteve janë ato që kanë edhe më tepër vlerë si është karkaleci i thellësisë ku për vitin që lamë pas janë kapur 802 tonë, peshk merluc 693 tonë dhe sardele 765 tonë.

Ndërsa në ujerat e brendshme sipas të dhënave të INSTAT peshku me sasinë më të lartë të zënë është karas 1.018 tonë, skortë 708 tonë dhe krap 546 tonë.