Ballina Aktualitet “Merrni fatet e kombit në dorë”/ Turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria,...

“Merrni fatet e kombit në dorë”/ Turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Ju jeni mazhoranca

89
0

Qëndresa disajavore përpara godinës së Kryeministrisë ka marrë përmasa që kalojnë kufijtë e Shqipërisë, duke tërhequr edhe vëmendjen e të huajve.

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur gjatë protestës së sotme, ku një turist nga Suedia ka vendosur të dalë në mbështetje të qytetarëve shqiptarë, duke marrë mikrofonin për të mbajtur një fjalim të fortë e frymëzues.

I riu suedez, i cili po ndjek nga afër revoltën në bulevard, u shpreh se ndihet i indinjuar nga niveli i lartë i korrupsionit që sheh në Shqipëri dhe u bëri thirrje protestuesve të ndërgjegjësohen për forcën e madhe që kanë përballë pushtetit.

“Unë vij nga Suedia dhe dua të them një gjë. Jam i lodhur nga korrupsioni, nga politikanët e uritur për para që duan t’ju vjedhin! Ju jeni mazhoranca, ata janë minoranca. Është koha që ju të merrni në dorë fatet tuaja!” deklaroi turisti suedez mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të shumta.