Ballina Sport Plasin polemikat në Botëror, FIFA befason me vendimin e fundit para gjysmëfinales

Plasin polemikat në Botëror, FIFA befason me vendimin e fundit para gjysmëfinales

80
0

FIFA i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit. Ismail Elfath është besuar për të gjykuar gjysmëfinalen epike mes Argjentinës dhe Anglisë në Botëror. Ky takim do të luhet nesër(15 korrik), prej orës 21:00.

Dhe pse ka pasur kritika të shumta për të, pikërisht pas Uruguai-Spanjë, FIFA i besoi një takim të tillë. Elfath është gjyqtar i lindur në Marok, por përfaqëson Amerikën ku qëndron prej shumë vitesh.

44-vjeçari është i njohur për Mesin, për shkak të ndeshjeve që ka drejtuar në MLS. Për të do të jetë ndeshja e parë e kësaj rëndësie.

Angli-Argjentinë është përballje mjaft interesante, që do të përcaktojë finalistin e dytë. Anglezët shkojnë në këtë takim duke qenë pak më favorit.