Ballina Aktualitet Lirohet edhe zyrtarja e Ramës te AKSHI që u kap me drogë/...

Lirohet edhe zyrtarja e Ramës te AKSHI që u kap me drogë/ Lajmi bëri bujë në mediat ndërkombëtare

87
0

Ka hyrë sot në fuqi ligji për amnistinë penale, i miratuar nga Kuvendi më 18 qershor dhe i dekretuar më 30 qershor. Mes përfituesve është edhe Erisa Fero, ish-punonjëse e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e arrestuar në dhjetor 2022 pasi u kap me 58 kilogramë kanabis.

Fero ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ, ku rezultati i votave ishte falsifikuar, ku akuzoheshin për heqjen apo shtimin e votave për kandidatët e partive të ndryshme. Arrestimi i saj pati bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

Portali shumë i njohur ndërkombëtar, VICE, e quan këtë një ngjarje shumë të rëndë, duke intervistuar një ekspert, i cili ngre dyshime se pas këtij trafiku mund të qëndrojë edhe krimi rus. Sipas tij, kjo është çështje sigurie dhe BE do e vëzhgojë nga afër.

“Arrestimi i Erisa Feros, 28 vjeç, më 29 dhjetor në një pjesë të thellë malore të Shqipërisë pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, teksa dyshohej se po transportonte 58 kanabis, u kthye menjëherë në skandal politik- duke marrë parasysh pozicionin e saj si zyrtare e IT në Agjencinë Shtetërore të Informacionit në Shqipëri, AKSHI.

Policia shqiptare tha se Fero e përdorte ID-në e saj zyrtare qeveritare si zyrtare sigurie për të shmangur postblloqet dhe kontrollet e policisë. Gjatë arrestimit u ndaluan edhe partneri romantik i Feros, Lekë Basha, 30 vjeç dhe një i dyshuar 17 vjeç, për vepra të trafikut të drogës. Dy të dyshuar në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut, që besohet se do e merrnin drogën, u arratisën pas një ndjekje të gjatë, sipas policisë.

Sipas mediave lokale, policia dyshon se të arrestuarit në incident, përfshirë Feron, kanë lidhje me bandat e krimit të organizuar. Krimi ndodhi pasi Shqipëria, anëtare e NATO-s, po përpiqet për një marrëdhënie më të thelluar me BE-në, duke përfshirë anëtarësimin e mundshëm në të ardhmen,” shkruante portali.