Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, gjatë së cilës përmbylli procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur 3 nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri të Partisë dhe Komisionin e ri të Apelimit.
Pas një procesi zgjedhor transparent, të zhvilluar në prani të kandidatëve dhe vëzhguesve të tyre, si dhe të transmetuar pa ndërprerje drejtpërdrejt nga mediat, proces i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpall rezultatet përfundimtare si më poshtë:
I. Nënkryetarë të PDSH-së:
Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti
II. Sekretariati i Partisë:
Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
III. Komisioni i Apelimit:
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi
Këshilli Kombëtar, edhe në këtë rast, pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PDSH-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Në mënyrë konkrete:
1. Për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar zgjodhi si nënkryetarë të Partisë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të Diasporës.
2. Të tre nënkryetarët e zgjedhur të Partisë janë për herë të parë pjesë e lidershipit të Partisë.
3. Trembëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë e Sekretariatit dhe Kryesisë së Partisë, duke reflektuar angazhimin për hapje, qarkullim elitar dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.
Në përfundim, Komisioni Zgjedhor falënderon mediat për ndjekjen e pandërprerë të procesit të votimit dhe numërimit, si dhe të gjithë kandidatët dhe vëzhguesit e tyre për kontributin në zhvillimin e një procesi korrekt, transparent dhe të besueshëm.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për kandidatët që morën pjesë në këtë garë të brendshme dhe nuk rezultuan fitues. Kontributi, angazhimi dhe vlerat e tyre përbëjnë një pasuri të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe do të mbeten pjesë e rëndësishme e procesit të saj të ripërtëritjes dhe forcimit.







