Shtatori i vitit 2007. Lionel Messi sapo kishte nisur ngjitjen e tij drejt majave të futbollit, pas sezonit të parë në të cilin shënoi një numër dyshifror golash. Barcelona e përfshiu atë në një fushatë promovuese të UNICEF-it për kalendarin e klubit, ku futbollistët fotografoheshin me foshnja.
Gati 19 vjet më vonë, ato fotografi u bënë virale në mbarë botën.Tani, në finalen e Kampionatit Botëror 2026, Messi dhe Lamine Yamal do të përballen si rivalë për trofeun më të madh të futbollit.Në atë kohë, Messi ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa Lamine Yamal ishte një foshnjë gjashtëmuajshe.
Pikërisht ai u zgjodh rastësisht për të qenë pjesë e fotosesionit me një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë.Messi e mbajti në krahë dhe madje e lau në një vaskë të vogël. Babai i tij është maroken, ka shkruar media kroate “24 sata”.
Fotografitë u realizuan nga fotografi i pavarur Joan Monfort (56), i cili më vonë ia dha ato gazetës sportive katalanase ‘Sport. Monfort’ merret me fotografi sportive që nga viti 1991, ka ndjekur Barcelonën në të gjithë botën dhe punon edhe për agjencinë ‘Associated Press’, por nuk mund ta imagjinonte se ato fotografi një ditë do të bëheshin një fenomen global.
Lamine Yamal lindi në Esplugues de Llobregat, në Katalonjë. Para se të vendoste në vitin 2023 të luante për kombëtaren A të Spanjës, Federata e Marokut u përpoq ta bindte të zgjidhte vendin e origjinës së babait të tij, por pa sukses.
Tre muaj pas fotosesionit me Messin, familja e tij u ftua në “Camp Nou” për të ndjekur një ndeshje të Barcelonës. Kur Lamine ishte shtatë vjeç, familja u shpërngul në Barcelonë, ku ai iu bashkua akademisë së famshme La Masia. Pjesa tjetër është histori. Ose, më saktë, e ardhmja.
Tani, fati ka bërë që foshnja që dikur u fotografua në krahët e Lionel Messit të jetë rivali i tij në finalen e Kupës së Botës 2026.Javën e kaluar, babai i Yamalit e kishte postuar në Instagram. “Fillimi i dy legjendave”, shkroi ai. Yamal është në rrugën e duhur për t’u bërë trashëgimtari i denjë i Messit







