Ballina Kronika Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin/ Apeli refuzon kërkesën për lirim, mbetet në burg...

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin/ Apeli refuzon kërkesën për lirim, mbetet në burg regjisori Petri Bozo

91
0

Apeli i Përgjithshëm refuzon lirimin e Petri Bozos, regjisori mbetet në burg, aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar.

Gjykata e Apelit të juridiksionit të pergjithshem ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo i cili kërkonte një mase më të butë sigurie.

Vendimi është dhënë pak dite me parë, ku Apeli ka miratuar vendimin e gjykatës së shkallës së pare Elbasan.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 majit pranë shkollës së fshatit Mengël, ku vogëlushi, nxënës i klasës së parë, u përplas për vdekje teksa ndodhej me nënën e tij pranë rrugës, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.