Ka nisur marshimi pas protestës së 47-të në bulevardin para kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kastës së vjetër politike.
Mijëra qytetarë morën pjesë edhe sot me thirrjet për revolucion paqësor dhe Shqipëri të re.
Rreth orës 19:00 ata u mblodhën në “Sheshin Skënderbej”, duke vijuar më tej me grumbullimin para Kryeministrisë dhe fjalimet.
Me parulla, thirrje, pankarta dhe marshim, ata iu drejtuan Kryeministrisë si çdo natë.







