35-vjeçari, i cili abuzoi seksualisht me14-vjeçaren në Divjakë është lënë në burg nga gjykata e Fierit.
35-vjecari u la në burg nga gjykata me akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”, që rrezikon nga 7 deri në 15 vite burgim.
Vajza u largua pa njoftuar askënd, në mars të vitit 2023, gjatë pushimit të madh teksa mësonte në shkollë në klasën e shtatë.
Pas denoncimit të familjarëve, që siç tregon babai, u nxit nga fakti që vajza i largohej gjithnjë e më shumë dhe nuk kishte siguri për jetën e saj, policia arrestoi 35-vjeçarin i cili sot ndodhet pas hekurave, ndërsa vajza 14 -vjeçare është nën kujdesin e ekspertëve në një qendër sociale në Tiranë, aktualisht pa arsim.