Ballina Sport Tuchel fajëson ‘ADN-në’ e futbollit anglez pas eliminimit nga Argjentina

Tuchel fajëson ‘ADN-në’ e futbollit anglez pas eliminimit nga Argjentina

61
0

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka komentuar eliminimin nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se skuadra e tij humbi kontrollin e ndeshjes pas golit të epërsisë dhe se posedimi i topit nuk është pjesë e identitetit tradicional të futbollit anglez.

“Në atë moment kisha ndjesinë se asnjë strukturë në botë nuk do të na kishte ndihmuar. U bëmë shumë pasivë dhe nuk ishim mjaftueshëm fizikë. Nuk arritëm të ndalonim futbollistët që hynin në zonën tonë dhe krosimet e tyre ishin të nivelit më të lartë,” tha Tuchel.

Tekniku gjerman pranoi se skuadra e tij u tërhoq gjithnjë e më shumë në mbrojtje, edhe pse kjo nuk ishte pjesë e planit.

“Nuk ishte kurrë plani të tërhiqeshim kaq thellë, por kështu ndodhi. Nuk fitonim më duelet dhe nuk mund të ndalonim depërtimet e mesfushorëve nga vija e dytë. Për të thyer presionin duhet ta rikthesh topin në zotërim, përndryshe nuk e rikthen dot momentumin e ndeshjes,” shtoi ai.

Në fund, Tuchel theksoi se Anglisë i mungon kultura e kontrollit të lojës përmes posedimit të topit, duke e krahasuar me kombëtaret më të suksesshme në këtë aspekt.

“Mendoj se posedimi i topit luan një rol vendimtar. Ndoshta kjo nuk është pjesë e ADN-së sonë, siç është te Spanja apo te Argjentina dhe Brazili, që dinë ta marrin topin dhe ta kontrollojnë ndeshjen përmes tij,” përfundoi trajneri i Anglisë.