Ballina Aktualitet Gjykimi i Ilir Beqajt për “Sterilizimin”/ SPAK kundërshton 23 kërkesat, e ish-ministrit

Gjykimi i Ilir Beqajt për “Sterilizimin”/ SPAK kundërshton 23 kërkesat, e ish-ministrit

100
0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat ish-ministri kundërshton akuzën ndaj tij dhe veprimet proceduriale të organit hetues. Sipas SPAK, kërkesat e Beqajt janë të pabazuara në ligj dhe nuk duhet të pranohen nga gjykata.

Prokurori Edvin Kondili deklaroi se pjesa më e madhe e pretendimeve të të pandehurit kanë marrë përgjigje që gjatë fazës së hetimit, në seancën paraprake, përmes vendimit që lejoi kalimin e çështjes për gjykim, si dhe gjatë shqyrtimit në themel të dosjes. SPAK vlerëson se nuk ka arsye ligjore për pranimin e kërkesave të paraqitura nga ish-ministri.

Dosja “Streilizimi”:

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.