Ballina Ekonomia Tremujori parë / BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për...

Tremujori parë / BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane

106
0

Banka e Shqipërisë bleu mbi rreth 140 milionë euro në tremujorin e parë të vitit ose mesatarisht 1.5 milionë euro në ditë, pjesa dërrmuese e të cilave u blenë me qëllimin për të ndalur zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut.

Të dhënat e bëra publike në buletin zyrtar të BSH mbi ndërhyrjet në tregun valutor, tregojnë se Banka Qendrore është duke blerë euro shumë më agresivisht se sa vitin e kaluar, kur shënoi rekordin historik e blerjes së mbi 1 miliardë eurove.

Sipas të dhënave të detajuara, në tremujorin e parë të këtij viti BSH bleu respektivisht 95.5 milionë euro për të ndalur forcimin e lekut dhe 40.1 milionë euro të tjera në përputhje me kalendarin e planifikuar për rritjen e rezervës valutore të vendit.

Tremujori I/ BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për të ndalur

Ndërhyrja për të tërhequr euro nga tregu në tremujorin e parë është një fenomen totalisht i pazakontë, për shkak se kjo periudhë nuk ka presione mbi kursin e këmbimit.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar BSH nuk bleu asnjë euro nga tregu me objektiv kursin e këmbimit, por bleu vetëm 33.2 milionë euro të planifikuara për rritjen e rezervës valutore.

Tremujori I/ BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për të ndalur

Për 2025-ën blerjet e valutës me qëllim stabilizimin e kursit nisën vetëm në muajin maj. Kjo do të thotë se presioni mbi kursin e këmbimit këtë vit po rezulton edhe më i lartë, ndërkohë që zhvlerësimi i euros ndaj lekut vazhdon në mënyrë të pandalshme, pavarësisht ndërhyrjeve agresive të BSH.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e euros në treg ra nga 96.54 lekë që ishte kursi mesatar për dhjetorin, në 94.79 lekë në qershor, ndërkohë që në korrik monedha europiane po i afrohet nivelit 93.5 lekë.

Rekord i ri
Ndonëse BSH i publikon me tre muaj vonesë të dhënat e blerjeve në tregun valutor, Kapitali ka mësuar se blerjet agresive të euros kanë vazhduar edhe pas tremujorit të parë. Një burim i tha Kapitalit se shuma e blerë në tremujorin e dytë dhe më pas ka qenë dukshëm më e lartë se sa ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Më konkretisht në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 161.6 milionë euro në total, nga të cilat 88.9 euro u blenë për rritjen e rezervës dhe 72.7 milionë euro ishin blerje e pastër për të mbajtur zvhlerësimin e euros.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, shuma e blerë është edhe më e madhe, por përmasat e sakta do të zbulohen tre muaj më vonë kur BSH të publikojë buletinin e ndërhyrjeve.

Tremujori I/ BSH bleu mbi 1.5 mln euro në ditë për të ndalur

Dy burime brenda Bankës së Shqipërisë i thanë Kapitalit se tashmë është e sigurtë që për këtë vit Autoriteti Qëndror Monetar do të blejë më shumë euro sa sa rekordi historik prej 1 miliardë e 29 milionë euro që u shënua vitin e kaluar.