Ballina Aktualitet Ish-presidenti paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbulohen detajet

Ish-presidenti paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbulohen detajet

97
0

Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Topi është thirrur nga gjykata si dëshmitar për dosjen “Partizani”.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë dhe ish-ministri Fatmir Mediu. Për çështjen “Partizani” janë të pandehur 8 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi me themel për dosjen “Partizani”.