Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga Komisioni i Ligjeve nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të qeverisë sa i takon koncertit të këngëtarit Kanye West, të cilit iu dhanë 4.2 milionë euro. Ai ka bërë batuta me Ulsi Manjën, ndërsa shtroi pyetjet se ku ikën biletat për këtë koncert.
BATUTAT
Korreshi: Pse në nuk na ka lënë partia? Ne nuk na la partia, na i grisi biletat. Po kjo ministria ka sjell ca bileta për ne? Apo ishin vetëm për PS?! Me the ti që nuk ju la partia.
Manja: Qejf e ke pasur të shkojë në koncert, thuaja ehe këtë.
Korreshi: Tani ky ishte kaq i mirë sa e njoha tani që do merrte 4.2 mln euro. Fshatar jam. Unë jam te Luan Zhegu ende. Ti je modern, kërceve upsi-dupsi. Ne duam def. Si u ndanë këto para? U hap porta, deti, si në 2 korrik. Ku shkuan këto bileta? Nuk e qëllojmë dot. Atje nga Lushnja duam 2 mln lekë të vjetra, këndon gjithë Myzeqeja. Cca e quajnë atë këngëtarin? Kanye West.







