Ballina Aktualitet Protestuesit tentuan të kalonin gardhin, ujë me piper dhe gaz lotsjellës ndaj...

Protestuesit tentuan të kalonin gardhin, ujë me piper dhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, ata përgjigjen me vezë

70
0

Tensione para Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ujë me presion e gaz lotsjellës, qytetarët kundërpërgjigjen me vezë

Situata u tensionua para godinës së Kuvendit, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin e sigurisë dhe të kalonin gardhin e vendosur nga policia. Në përgjigje, forcat e rendit përdorën ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protestuesit reaguan duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve dhe godinës së Kuvendit, ndërsa në zonë u krijuan momente përplasjesh dhe tensioni. Policia vijon të mbajë të rrethuar perimetrin e institucionit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.