Ballina Kronika Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për policin bashkiak, mori 2.4...

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për policin bashkiak, mori 2.4 milionë lekë ryshfet për një ndërtim pa leje

105
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO-së për Besmir Canin, me detyrë polic bashkiak pranë Bashkisë Tiranë. Ai u cilësua fajtor për akuzën “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u dënua me 3 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 2 vite dhe është lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm.

Sipas SPAK, nga hetimet është provuar se Besmir Cani, në ushtrim të detyrës si punonjës i Policisë Bashkiake, ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 2.400.000 lekë, për moskryerjen e veprimeve lidhur me një ndërtim pa leje. Këto veprime përfshijnë mosraportimin, mosvendosjen e gjobës përkatëse, si edhe shmangien e prishjes së objektit të ndërtuar pa leje nga i pandehuri A.M., i cili është provuar se i ka dhënë shumën e parave punonjësit të Policisë Bashkiake.