Ballina Kronika Monitorime intensive në rrugët e Fierit/ Rreth 1 mijë gjoba për shoferët,...

Monitorime intensive në rrugët e Fierit/ Rreth 1 mijë gjoba për shoferët, 6 procedohen penalisht

29
0

Monitorimi intensiv i rrugëve kryesore nga autoritetet policore në Fier ka përfunduar me masa ndëshkimore dhe procedime.

Gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht 6 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor. Nga këta, 1 shtetas është proceduar penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 2 shtetas të tjerë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Të tre këta shtetas ndiqen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të konstatuara në kuadër të aksidenteve rrugore. Nga këta, 1 shtetas është arrestuar dhe 2 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:

772 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;

29 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit;

4 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

64 masa administrative për parakalim të gabuar;

2 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

5 masa administrative për kryerjen e manovrave të rrezikshme;

66 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente.

Gjithashtu, janë sekuestruar 2 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.