Ballina Europë Zjarr në Gargano të Italisë, turistët evakuohen në anijet e Rojës Bregdetare,...

Zjarr në Gargano të Italisë, turistët evakuohen në anijet e Rojës Bregdetare, flakët përhapen me shpejtësi drejt disa zonave të banuara

110
0

Flakët arritën në zonat bregdetare të Peschici-t dhe Vieste-s, destinacione të njohura verore. Turistët u evakuuan nga plazhet me anije të rojes bregdetare, ndërsa sipas mediave vendase, nuk ka pasur raportime për të lënduar ose viktima.

Dy automjete zjarrfikëse Canadair, së bashku me personelin e mbrojtjes civile, po punojnë në vendngjarje për vënien e flakëve në kontroll.

Retë e tymit janë të dukshme nga dhjetëra kilometra larg bregdetit.

Flakët aktualisht po prekin edhe bregdetin e Molise-s së Poshtme, pikërisht në kufirin me Garganon. Turistët janë evakuuar nga kampingjet dhe vendpushimet në plazh. Njëzet e një të moshuar nga një azil pleqsh janë zhvendosur në ndërtesat e kishës dhe famullisë.

Flakët, të nxitura nga nxehtësia dhe erërat e forta jugperëndimore, kanë përpirë bimësinë natyrore dhe janë përhapur me shpejtësi drejt disa zonave të banuara dhe turistike, duke krijuar probleme për trafikun hekurudhor dhe rrugor për shkak të kolonave të larta të tymit.