Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe mbështetjen e tij politike. Këlliçi shprehet se pas Ramës nuk qëndrojnë qytetarët, por oligarkë, grupe interesi dhe persona të lidhur me pushtetin. Sipas tij, kryeministri gënjen kur thotë se qytetarë të shqetësuar i kanë shkruar për të mos dhënë dorëheqjen.
Postimi i plotë:
Ramës nuk ka kush i shkruan! Nëse i mbledh të gjithë bashkë, Edi Ramës nuk i bëhen sot as gjysma e 800 mijë votave që pretendon se ka.
Pas tij jane vetëm disa grupime me interesa financiare që janë pasuruar shumë këto 13 vite, oligarkët që kanë ndarë Shqipërinë me të, organizatat kriminale që kanë ndarë pushtet me të, pjesa e korruptuar e administratës dhe patronazhistët.
Të gjithë bashkë edhe në shifra po sidomos në atë që përfaqësojnë nuk mund të mbajnë në karrige një Kryeministër. Kur thotë se i paskan shkruar njerëz të shqetësuar rreth dorëheqjes, ai genjen si dreqi.
Ata që mund t’i shkruajnë janë vetëm klientet e qeverisjes së tij sepse duan të vjedhin më shumë dhe krerët e bandave që nuk duan të humbasin mbështetjen politike. Askush tjetër nuk i shkruan Kryeministrit më të korruptuar në Europë.
Asnjë nga këto grupime nuk konkuron dot me energjinë, kauzën, moralin dhe fabulën e sheshit, të protestës. Ata ia kanë dalë të fitojnë simpatinë e shqiptarëve dhe botës dhe i kanë lënë Ramës një shifër pas të cilës kapet dhe skalionet e policisë me lëndë helmuese.







