Ballina Politika Vetëm 19 nga 74 deputetët e PS që votuan ratifikimin e marrëvesjes...

Vetëm 19 nga 74 deputetët e PS që votuan ratifikimin e marrëvesjes për armatimin, e lexuan

58
0

Sipas informacionit zyrtar të Kuvendit, deklaratat e konfidencialitetit i kanë nënshkruar vetëm 27 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, nga 140 deputetë gjithësej.

Nga këto 55 deputetë të PS e votuan pa ditur se çfarë po votojnë dhe 8 deputetë të opozitës, anëtar në Komisionin e Sigurisë dhe Ekonomisë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në votim në seancë plenare më pas, për shkak se kanë konsideruar që mbledhja e senacës Brenda të njëjtës ditë është antikushtetuese.

Për pasojë, vetëm 19 deputetë të Grupit Parlamentar të PS, konkretisht: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi, Admir Kadeli.

Image

Image