Me thirrje të forta kundër qeverisë, mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së ditës së 62-të.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur në kor: “Dorëheqje! Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mes pankartave dhe flamujve kombëtarë, pjesëmarrësit kanë përshkuar rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa kanë theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 62-të, ka si kërkesa kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtimin e politikave të qeverisë, sipas organizatorëve.







