Ballina Aktualitet ‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë...

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

60
0

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi nisi në Sheshin “Skënderbej”, e më pas para Kryeministrisë ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën qëndrimet e tyre kundër qeverisë, përpara se të nisnin marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkuan ndryshim politik dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore.

Protestuesit theksuan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe përmbushjen e kërkesave të tyre.